Telenews

Ftesa e Presidentes për takim, nga PDK e konfirmojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar për takim partitë politike në Kosovë, pas ngërçit politik që është shkaktuar në Kuvend, konstituimi i të cilit nuk po bëhet që nga 15 prilli.

Osmani e ka caktuar datën 15 maj kur edhe do të fillojnë takimet me krerët e partive politike, shkruan lajmi.net.

E kësaj ftese të presidentes pozitivisht i janë përgjigjur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu e ka konfirmuar për lajmi.net se Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të marr pjesë në këtë takim.

“Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja. Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë”, ka thënë ai.

Nga PDK vazhdimisht kanë deklaruar se janë për gjetjen e një zgjidhje sa i përket “bllokadës” që po i shkaktohet institucioneve të vendit.

Të ngajshme

Zelensky fton Trumpin në takimin e propozuar me Putinin në Stamboll

Donat Hashani

KDI: Takimi i ftuar nga Presidentja, hap i duhur drejt zhbllokimit

Donat Hashani

Policia dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri të vendit

Donat Hashani