Telenews

Funeral shtetëror për dy të vrarët në sulmin me raketa në Poloni

funeral-shteteror-per-dy-te-vraret-ne-sulmin-me-raketa-ne-poloni

Polonia do të zhvillojë funeral shtetëror për dy personat e vrarë, kur një raketë goditi fshatin e tyre pranë kufirit me Ukrainën, këtë javë.

Dy funeralet e veçanta do të bëhen të shtunën dhe të dielën, përcjell ATSh.

Të premten, një raketë goditi një fermë në Przewodow, rreth 6,1 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Shpërthimi që rezultoi, në një depo drithërash, vrau një traktorist 60-vjeçar dhe një punëtor magazine 62-vjeçar.

Mediet lokale raportuan se shoferi i traktorit po ngiste një ngarkesë misri në peshore në magazinë kur raketa goditi.

Pranë tij qëndronte punëtori tjetër.

Burrat janë civilët e parë në Poloni, një vend i NATO-s, që vdiqën si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Të ngajshme

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Valjeta Turkaj

Zbulohet arsyeja pse Rama iu ul në gjunjë kryeministres së Italisë

Valjeta Turkaj