Telenews

Fyerjet raciste ndaj Viniciusit, reagon Federata Braziliane…

Federata Braziliane e Futbollit ka reaguar pas fyerjeve raciste ndaj Vinicius Jr.-it

Sulmuesi i Real Madridit, pas golit të shënuar ndaj Benficas, u përball me fyerje raciste nga tifozët portugezë, por edhe nga futbollisti Gianluca Prestianni.

Ai pas kësaj refuzoi të luante, duke u larguar nga fusha, derisa ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Federata Braziliane e Futbollit përmes reagimit ka thënë se racizimi është krim dhe nuk duhet të ekzistojë askund e në veçanti në futboll.

”Federata e Futbollit e Brazilit qëndron në solidaritet me Vinícius Júniorin, viktimë e një tjetër akti racizmi këtë të martë, pasi shënoi për Real Madridin CF kundër SL Benfica në Lisbonë.

Racizmi është krim. Është i papranueshëm. Nuk mund të ekzistojë në futboll apo askund tjetër.

Vini, nuk je vetëm.

Vendimi yt për të aktivizuar protokollin është një shembull guximi dhe dinjiteti. Jemi krenarë për ty.

“Do të mbetemi të palëkundur në luftën kundër çdo forme diskriminimi. Jemi në krahun tënd. Gjithmonë”, thuhet në reagim.

 

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj