Në një rrëfim të ndjerë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, reperi G Bani ka ndarë detaje nga jeta e tij personale dhe marrëdhëniet që kanë ndikuar në formimin e tij si person. Ai tregoi për një lidhje 5-vjeçare me një vajzë të huaj, duke pranuar se ishte përgjegjës për përfundimin e saj.
G Bani e përshkroi ish-partneren e tij si “vajzën më perfekte” dhe pranoi se ajo kishte luajtur një rol transformues në jetën e tij.
“Kam qenë me një vajzë i lidhur për 5 vite, por u ndava sepse nuk rrinim bashkë. Ishte vajza më perfekte, ai njeri më ka bërë njeri sepse para se të njihesha me të kam qenë kafshë. Pas 5 viteve, nuk isha me atë, nuk rrija fare, lëvizja dhe më tha që ti nuk je kurrë me mua dhe u ndamë,” tregoi reperi.
Pas ndarjes, ai zbuloi se kishte nisur një tjetër lidhje, këtë herë me një vajzë suedeze, duke përshkruar përvojën si një tjetër kapitull të rëndësishëm të jetës së tij.
“Pas 4-5 muajve rash në dashuri me një tjetër. Kam rënë në dashuri me super vajza të bukura suedeze. Ndejta 1-2 vite me atë dhe sa u bëra i bezdisshëm me të, u ndava. Nuk e bëj për vajzën, e bëj për veten sepse e vuaj nëse nis e bezdis dikë që e dua”, tha G Bani.