Telenews

Galatasaray shpallet kampion në Turqi, Rashica lë gjurmë në fitoren ndaj Ankaragucu

Galatasaray është shpallur kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23.

Klubi nga Stambolli ia doli të rikthej titullin pas katër vjetëve.

Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Ankaragucu, për të siguruar edhe matematikisht titullin.

Ndeshja e zhvilluar në “Eryaman Stadium” përfundoi me rezultatin 1:4.

Milot Rashica la gjurmë në këtë triumf, pasi asistoi te goli i parë i shënuar nga Mauro Icardi (7’). Ky i fundit ishte edhe autor i golit të dytë (38’).

Për reprezentuesin e Kosovës ishte ky asistimi i tij i shtatë në kampionatin turk, krahas katër golave. Ai sonte luajti për 79 minuta.

Dy golat tjerë për “Galatan” u shënuan nga Baris Yilmaz (73’) dhe Sergio Oliveira (78’).

Ndërkaq, golin e nderit për vendasit e shënoi Milson (16’).

Për Galatasarayn është ky titulli i 23-të në histori të klubit.

Të ngajshme

Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në volejboll të Lojërave Mesdhetare

Yllka Gashi

Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Pse dështoi transferimi i Alvarez te Barcelona? Kushti i Atletico Madridit që bllokoi gjithçka –

KushtrimGuraj