Telenews

Galaxy S25 Ultra përflitet se do të ketë shumë ndryshime në dizajn

Më parë, një thashethem tregoi se Galaxy S25 Ultra do të largojë qoshet e mprehta të Galaxy S24 Ultra.

Dhe tani, ai që qëndron pas këtyre thashethemeve pretendon se ndryshime do të bëhen edhe në anët e telefonit.

Siç raportojnë mediat e huaja, korniza e mesme e Galaxy S25 Ultra do të ketë një dizajn asimetrik, përcjell Telegrafi.

Çfarë do të thotë kjo? Epo, me sa duket, në vend që të jetë plotësisht e drejtë ose e lakuar dukshëm, pjesa e kornizës së telefonit do të rrumbullakohet.

Galaxy S24 Ultra mund të jetë një nga telefonat inteligjentë më të mirë në treg, por nuk është shumë i përshtatshëm për t’u mbajtur në dorë.

Disa njerëz thonë se skajet e saj e tij “i shpojnë” pëllëmbët e tyre. Të tjerët nuk janë adhurues të kornizës së madhe, gjë që e bën telefonin të duket më i gjerë se sa është.

Përveç ndryshimit të formës, në Galaxy S25 Ultra kornizat me siguri do të duken më të holla, duke përmirësuar estetikën e telefonit.

Të ngajshme

BMW urdhërohet të paguajë 1.9 milion dollarë, pasi dera e mbyllur butësisht e veturës ia lëndoi dorën pronarit të saj në Nju Jork

KushtrimGuraj

Kjo është makina më e mirë e vitit në Gjermani

Valjeta Turkaj

Fëmijët australianë kanë dy javë përpara ndalimit të rrjeteve sociale

Valjeta Turkaj