Telenews

GALIL ELIONI KAMPIONI I LIGËS BALLKANIKE PËR KËTË EDICION

Skuadra elitare izraelite, Galil Elion është shpallur sonte kampione e Ligës Ballkanike në basketboll për stinorin 2021/22.
Ekipi që garon suksesshëm edhe në rangun më të lartë të basketbollit izraelit, sonte mposhti në finale pikërisht një ekip tjetër nga Izraeli, Maccabi Haifan (skuadër nga Liga e parë) 83-65.
Ishte ky trofeu i parë ndërkombëtar për Galil Elioni derisa klubi ka katër trofe kombëtar.
Në ”Final Four”-in e sivjetmë luajtën dy ekipet e lartëcekura, por edhe Ironi Naharyia (Izrael) si nikoqire e turneut final dhe skuadra bullgare Ballkan Botevgrad.
Vendi i tretë i takoi ekipit të Ironit që mposhti Ballkanin poashtu sot 86-65.
Derisa ekipi ynë kosovar, Sigal Prishtina luajti deri në çerekfinale të garës në fjalë.
/AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Rashica flet pas momentit historik me Galatasarayn

Furtuna Zejnullahu

Galatasaray shpallet kampion në Turqi, Rashica lë gjurmë në fitoren ndaj Ankaragucu

Furtuna Zejnullahu

Ferizaj përfundon në procedurë disiplinore të FFK-së për ndeshjen kundër Dukagjinit

Furtuna Zejnullahu