Gana do të shikojë për hakmarrje nga ajo humbja në Botërorin e 2019, ku fitoi skuadra e Uruguait
Pasi ishte eliminuar nga Uruguai në Botërorin e vitit 2010, Gana ka një mundësi që t’i hakmerret kësaj Kombëtareje sot ku ata luajnë kundër Uruguait, në skuadër që po ashtu e kërkon kalimin tutje si ganezët.
Gana e ka në dorë fatin e saj të kualifikimit, një fitore kundër Uruguait do të bënte që ata të kalojnë në rrethin tjetër. Pasi arritën që të fitojnë me rikthim nga Koreja e Jugut në ndeshjen e tyre të dytë, kombi afrikan besojnë që do të marrin tri pikë edhe në këtë përballje.
Herën e fundit kur Gana kaloi në 1/8-ën e finales ishte Botërori i 2010 në Afrikën e Jugut kur Luis Suares shkaktoi një penallti duke prekur topin me dorë por ata e humbën dhe këtu përfundoi përralla e tyre. Por, nëse Yjet e Zinj fitojnë do ta dërgojnë kësaj radhe Uruguain në shtëpi.
Për Uruguain kalkulimet janë të thjeshta, nëse ata fitojnë kundër Ganës së fortë do të kalojnë në rrethin tjetër, një humbje apo një barazim do të bënë që ata t’i bëjnë gati valixhet dhe të largohen nga Katari.
Skuadra e Dieogo Alonsos nuk ka treguar shumë në ndeshjet e para të tyre këtë turne, ku filluan me një barazim pa gola kundër Koresë së Jugut dhe humbën ndaj Portugalisë në ndeshjen e dytë. Uruguai duhet të shënojë sot gol, pasi që ende nuk ka shënuar në dy ndeshjet e para, për t’u kualifikuar tutje në Katari 2022.
Për Ganën sonte do të tentojnë të shënojnë Andre Ayew, Inaki William dhe Jordan Ayew derisa Kudus ka startuar në mesfushë po ashtu.
Dyshja sulmuese e Uruguait përbëhet nga Louis Suarez dhe Darwin Nunez kurse nga minuta e parë në mesfushë luan edhe Federico Valverde.
Formacionet zyrtare:

Gana

Uruguai



