Telenews

Ganimete Musliu: Sot nis një kapitull i ri për UÇK-në në Hagë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, e cila po zhvillohet sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në kuadër të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu tha se kjo ditë shënon fillimin e një etape të re për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot nis një kapitull i ri për UÇK-në në Hagë! E vërteta do të ndriçojë, dhe do të turpërohen ata që hodhën baltë mbi të shenjtën UÇK!”, shkroi ajo.

Dëshmia e Rubin – një figurë kyçe në diplomacinë amerikane gjatë luftës në Kosovë  pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e Rambujesë dhe rolin e UÇK-së në atë periudhë. Ai është një nga dëshmitarët e ftuar nga ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit.

Seanca e sotme në Hagë ka nisur në orën 09:00 dhe po transmetohet me 45 minuta vonesë, siç është paraparë nga rregullorja e Gjykatës.

Të ngajshme

Vasfije Krasniqi: Pa shpresë pas 1999, luftëtarët e UÇK-së ishin shpëtimtarë

Valjeta Turkaj

Rubin: Me gjeneral Çekun pimë një gotë uiski për të festuar transformimin e UÇK-së

Valjeta Turkaj

Spiropali për dëshminë e Rubin: Provat në Hagë do të largojnë njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së

Valjeta Turkaj