Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll ka pësuar humbje nga ajo e Turqisë, me rezultat të thellë 88:44 në kuadër të Eurobasket, divizoni B.
Kjo ishte humbja e parë për Dardanët pas tri fitoresh rresht, dhe tani janë në vendin e dytë me shtatë pikë.
Të parët tashmë janë turqit me katër fitore nga katër takime.
Në këtë grup ndodhet edhe Shqipëria që zë vendin e pestë dhe të fundit pasi nuk njeh asnjë fitore.
Dardanët luajtën për vendin e parë në Grupin D, por fatmirësisht kanë siguruar kalimin për herë të parë në një çerekfinale të Evropianit, Divizioni B.