Telenews

Gashi: Është gabim t’i besohet Albin Kurtit, e ka pranuar Zajednicën

Analisti politik Dardan Gashi, ka thënë në “Debat Plus”, se askush nuk duhet t’i besoj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gashi tha se Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, dhe se sipas tij kjo ka qenë ajo që ka kërkuar edhe Serbia.

“Është nivel I tretë, është vetëmenaxhimi, është Zajednica. Kjo është ajo që e ka kërku Serbia, natyrisht ka kërkuar më shumë, me pas policinë e sistemin juridik e nuk iu kanë pranu”, tha ai.

Gashi tha se Kurti tërë karrierën politike e ka ndërtuar duke e kundërshtuar Asociacionin e tash sipas tij po e pranon.

“Kjo është ajo që Albin Kurti e ka ndërtu krejt karrierën politike mos ta bëjë. Prej që është gjallë, prej protestave e që ka hyrë në qeveri kjo ka qenë lufta kryesore e tij, e tash po mundohet me shitë se është e mirë…”, tha ai. /Telenews.al/

Të ngajshme

Trump thotë se me Putinin pati një “bisedë shumë të mirë”

Valjeta Turkaj

Deputeti dyshohet se krye vetëvrasje në parlamentin finlandez

Valjeta Turkaj

Arkitekturë moderne dhe cilësi pa kompromis projekti i ri i X Company

Valjeta Turkaj