Telenews

Gashi: Kërkesat e minatorëve grevistë dhe policëve elitarë të realizohen menjëherë

 

 

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar që menjëherë të plotësohen kërkesat e minatorëve grevistë dhe policëve elitarë që protestuan dje, raporton Gazeta Sinjali.

Në seancën e sotme parlamentare, Gashi ka kritikuar deklaratat e qeveritarëve lidhur me të ardhurat e njësisë elitare.

LEXO EDHE KETE

VV-së nuk i bëhet vonë, Kusari-Lila për minatorët: Po grevojnë në kundërshtim me ligjin

“Është e panevojshme, e paarsyeshme se si ka reaguar mbrëmë kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme duke tentuar qe t’i denigrojnë njësinë elitare të Policisë së Kosovës e cila për 10 minuta ka bë një protestë. Mund të jetë e vërtetë deklarata e kryeministrit se ata në muajin e kaluar kanë marrë nga 2200 euro pagën. Mirëpo kryeministri nuk po kallëzon që ata kanë nejtë nga 18 orë me armë në dorë duke e rreziku jetën e tyre. Nuk po e përmend këtë punë. 18 orë deri në 24 kanë nejtë në pikë duke e rujtë Kosovën. Ata po kërkojnë trajtim të dinjitetshëm dhe një kërkesë minimaliste që mos me kanë me shtesa fikse 170 euro, po me kanë me për qindje të pagës 25%. Dhe aty janë krejt 67-68 vetë. Pse po e bëni problem këtë punë, kur nuk është problem? Pse po doni me i denigru këta njerëz”, tha ai.

Ai më tej kërkoi që të realizohen menjëherë kërkesat e minatorëve dhe njësive elitare, pasi sipas tij, nuk ka asgjë politike.

“Çka është ky mentalitet. Ata janë njësi elitare, kërkesa e tyre është minimaliste dhe duhet të plotësohet menjëherë. Mos u mundoni me i denigru se i kanë marrë kah 2200 euro. Kanë nejte në pike luftarake, ka 24 ore. A e dini çka dmth ajo punë? Jeta e tyre cdo sekond ka qenë e rrezikume. I kanë 10 mijë euro pajisje, shih ti. 10 mijë euro pajisje. Çfarë pajisjesh? Armatim janë ato. Nuk janë pajisje të tyre private. Nuk i çojnë në shtëpi ata ato pajisje. Çka është ky mentalitet kështu? I denigrimit të gjithçkafit që është kërkesë e ndryshme. Një kërkesë minimaliste. Prandaj kërkoj në mënyrë urgjente që kërkesat e minatorëve dhe të njësive elitare të realizohen menjëherë, sepse nuk ka asgjë politike aty. Absolutisht asnjë sen. Mos shihni kësi fobi”, tha Gashi.

Ndryshe, Njësiti Special Intervenues protestoi dje për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth vendimit për shtesat e policëve, që u mor gjatë mbledhjes së qeverisë të së premtes.

Sipas propozimit të Qeverisë, lartësia e shtesave do të jetë e ndryshme për 7 kategori, dhe do të sillen nga 45 deri në 150 euro.

Shtatë kategori të pozitave në këtë institucion pritet që me pagat e nëntorit t’i marrin edhe shtesat, të cilat sillen nga 45 deri në 150 euro dhe që pritet të merren në mënyrë retroaktive edhe për muajt që nga miratimi i Ligjit të pagave.

Sipas propozimit, pjesëtarët e njësive elitare (Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt) do t’i marrin nga 150 euro shtesë në pagën bazë. /Telenews/

Të ngajshme

Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të premten dhe fundjavë në Kosovë?

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu