Telenews

Gashi merr vendim final, për qëndrim ose largim te Ballkani

Një nga lojtarët më të përfolur në elitën e futbollit kosovar, është Kushtrim Gashi pas përfundimit të edicionit 2021/22.

Mesfushori pejan i cili arriti të shpallej kampion me Ballkanin, siç duket do të mbyllë aventurën tre vjeçare në Suharekë, pas raporteve jo të mira me trajnerin Ilir Daja.

Gashi ka folur për lënien jashtë në udhëtimin e portokallezinjëve në Lituani.

“Unë nuk kam stërvitur fare me grupin për këtë ndeshje, dhe nuk jam i grumbulluar për ndeshjen e dytë që e zhvillon Ballkani ndaj Zalgiris” tha fillimisht mesfushori.

Pas raporteve jo të mira me trajnerin Daja, shumë skuadra kanë hedhur sytë nga mesfushori 29 vjeçar, i cili vetëm se ka filluar të mendoj largimin nga Suhareka, dhe karrierën ta vazhdoi në një tjetër klub.

“Pas incidenteve që tashmë dihen për opinionin publik, unë kam vendosur që mos të kthehem më te Ballkani, unë kam kontratë edhe një vit por tani kam paraqitur kërkesën për shkëputjen e kontratës” përfundoi Gashi intervistën.

 

Të ngajshme

Barcelona dhe Bayern Munich po përgatisin oferta të reja për Luis Diaz

Valjeta Turkaj

Lille po kërkon blerës serioz, i kërkon 20 milionë euro për Zhegrovën

Valjeta Turkaj

Ronaldo mund të rikthehet në Serie A, klubi italian shumë i interesuar për të

KushtrimGuraj