Telenews

Gashi për veriun: Është propagandë nëse themi se ka sovranitet në veri më shumë tash se në pushtetet e kaluara

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka deklaruar se vendi ynë mund ketë fatin prapë si të 24 shtatorit të vitit të kaluar, kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në lidhje me deklaratën e Bislimit, analisti Astrit Gashi ka thënë se nuk e beson që mund të ketë luftë nga Serbia në Kosovë, por mund të ketë tendenca për të krijuar trazira.

“Është deklaratë në vazhdimësi që bëhet nga Qeveria e Kosovës kur japin intervista në media të huaja, ka njëfarë taktike të suksesshme apo të pasuksesshme qeveritare që në media të huaja ta ngrisin rrezikun e një lufte që mund ta bëjë Serbia në Kosovë, në media të huaja është strategji e PR të Qeverisë së Kosovës,” tha Gashi.

E Serbia sipas Gashit vazhdon që të trajtohet njëjtë.

“Nuk është që kemi pa efekt, Serbia po vazhdon të trajtohet njëjtë si para 3 viteve si sot nuk është deklarata e parë, por para të gjithash është taktikë e PR të qeverisë së Kosovës që me portretizua qeverinë natyrisht jo pa të drejtë si një forcë që mund ta krijojë një luftë në Ballkan dhe një sulm ndaj Kosovës.”

E këto trazira që sipas Gashit po mundohet t’i bëjë Serbia, mund të ndodhin prapë e të jenë thuajse të përafërta si sulmi i Banjskës.

“Nuk besoj që do të ketë luftë nga Serbia në Kosovë, por do të jetë një tendencë e tyre në vazhdimësi për me kriju trazira në veri të Kosovës, dhe një skenar qoftë i njëjtë apo i përafërt me Banjskën mund të ndodhë në çdo moment, ne nuk kemi ndonjë siguri që ndonjë gjë e tillë nuk mund të ndodhë,” shtoi Gashi.

Ndërkaq, sovranitet në veri sipas Gashit nuk ka pasur asnjëherë, e po ashtu deri disa kohë më parë ai tha se “deri vonë nuk ke guxu me shku në veri”.

“Nuk pres që ka me shku shumë kohë dhe kemi me pa një diçka të ngjashme me Banjskën, ka me qenë tendencë e SeRbisë me kriju një realitet të ri në teren sepse nuk ka mundur ta krijojë në shtator, nuk mendoj që gjatë viteve të kaluara dhe pushteteve të kaluara kemi pasur sovranitet real në veri njësoj edhe atëherë ka qenë I cunguar dhe joreal tash duket por nuk kemi, nuk kemi dallim të madh nga e kaluara nuk kemi pasur sovranitet, deri vonë atje as nuk ke guxu me shku, veriu ka mbetur një çështje e pazgjidhur e Kosovës në këtë qeveri dhe natyrisht e trashëguar.”

“Është propagandë nëse e quajmë që ka pasur sovranitet më shumë se tash as atëherë as tash, atëherë ka pasur ‘Zajednicë’ dhe tash ka ‘Zajednicë’ vetëm përmbajtja është bërë më e keqe për mendimin tim,” ka thënë Gashi në “Debat Plus”.

source

Të ngajshme

25 vjetori i Masakrës së Tuzusit, Osmani: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni

Haradinaj për Masakrën e Tusuzit: Dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm

Në pritje të hapjes së shkollës në Obrançë të Podujevës, prindërit kërkojnë transport për fëmijët