Telenews

Gashi: Qeveria nuk është e gatshme që ta trajtojë çështjen e veteranëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria ende nuk është e gatshme që ta trajtojë çështjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gashi, thotë se veteranët janë detyruar të lenë vendin e punës duke mbetur pa shpresë dhe të ardhme.
“Qeveria nuk është e gatshme ta trajtojë në esencë çështjen e veteranëve që dhanë gjithçka për vendin. Sot, ata janë të detyruar që të lënë vendet e punës për të marrë një kompensim mëshire, duke mbetur pa shpresë dhe pa të ardhme”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Sipas Gashit, rreth 35 mijë njerëz janë nxjerrë nga tregu i punës ndërsa, nga ana tjetër po ikin shumë njerëz nga vendi.
“Rreth 35 mijë njerëz janë nxjerrë nga tregu i punës, duke i pasivizuar ata efektin ekonomik dhe social e kemi bërë negativ. Nuk duhet të harrojmë se, në njërën anë po na ikin njerëz nga vendi e në anën tjetër janë nxjerrë gjithë këta njerëz nga tregu i punës”.
Ai tha se duhet të trajtohet problemi dhe jo të pasivizohet një pjesë vitale e shoqërisë.

“Tregu ka nevojë për fuqinë e tyre si dhe ata kanë nevojë për të përmirësuar cilësinë e jetës, sidomos në kushtet e krizave të cilat po jetojmë. Pra, ne duhet të merremi në esencë me problemin dhe jo ta pasivizojmë një pjesë vitale të shoqërisë”, shkroi ai.
Ai shtoi se veteranët dhe kategoritë tjera sociale duhet të bëhen pjesë aktive e shoqërisë.
Ditë më parë, veteranët e UÇK-së kanë organizuar protestë para Kuvendit të Kosovës për shkak se qeveria nuk i ka përfshirë në Projektligjin për paga.

Në mbështetje të veteranëve ka dalur edhe opozita.
Seanca e mbajtur në Kuvend e cila kishte në rend dite votimin e këtij Projektligj, përfundoi pa korum për shkak se deputetët opozitar e lëshuan sallën.

Të ngajshme

Rusi, reperi i njohur bën vetëvrasje për të mos shkuar në luftë

KushtrimGuraj

Kurti për sjelljen e mjekëve nga mërgata: Çdo ditë vonesë është kohë e humbur

KushtrimGuraj

Vdes profesoresha e njohur kosovare

KushtrimGuraj