Telenews

Gashi: Qeveria t’i japë pagat për mësuesit, po tentohet që t’i shërohet egoja e sëmurë e kryeministrit

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës po ia pamundëson marrjen e pagave mësuesve në vend duke bërë shkelje të autonomisë së vetëqeverisjes lokale dhe Kushtetutën e Kosovës.

Gashi tha se mësuesit i kanë dhënë kohë qeverisë për të gjetur një zgjidhje në lidhje me çështjen e 100 eurove, por sipas tij, qeveria po tenton që me sjellje autoritare, siç tha ai “t’ia shërojë egon e sëmurë kryeministrit.

“Pra, Qeveria e Kosovës po tenton të bëjë përmbysje të rendit kushtetues duke pakësuar liritë dhe kompetencat e autoriteteve lokale sepse mësimdhënësit janë të kontraktuar nga niveli lokal”.

“Përderisa komunat e Kosovës kanë dërguar listat e pagave për mësimdhënës duke konfirmuar se ato duhet të paguhen, ministria e Arsimit dhe qeveria s’kanë të drejtë që në mënyrë arbitrare të pengojnë këto pagesa dhe të mos e realizojnë këtë detyrim që kanë si kontabilist të institucioneve lokale”, është shprehur Gashi.

Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës bashkë me ministrinë e Arsimit po ia vështirësojnë jetën e mbi 25 mijë familjeve, teksa shtoi se për LDK-në është e papranueshme kjo situatë.

“Nëse ata vlerësojnë se autoritetet lokale duke konfirmuar pagesat për mësuesit kanë bërë shkelje, atëherë ata munden në kuadër të mbikëqyrjes administrative të shohin gjithsecilin mësues individualisht i cili ka bërë shkelje. Nuk ka fajtor kolektiv”.

“Shkeljen e radhës që e bën ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës është kolektivizimi i të ashtuquajturit faj për pjesëmarrje në grevë. S’ka fajtor kolektiv në sistemin juridik e kushtetues të Kosovës”, është shprehur Gashi.

Gashi tha se nesër deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në interpelancën e thirrur për ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Ne do të jemi aty, do të japim qëndrimet tona dhe pastaj do të shohim si do të reflektojë qeveria”, tha ai.

Të ngajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim për Kosovë e rajon

Donat Hashani

“Të parin e kisha vjerrë Halil Matoshin” – enveristi kosovar kërcënon publikisht

KushtrimGuraj

Gruas në Ferizaj i konfiskohet pushka me tetë fishekë

KushtrimGuraj