Telenews

Gati gjysma e shqiptarëve, mbipeshë ose obezë

Kimete Hoxha është drejtuese e një institucioni arsimor në Kosovë. Vetëm kolesteroli i lartë e detyroi të mendojë dietën e shëndetshme.

“Vështirësitë shëndetësore u bënë ajo pika kur unë e pash që patjetër duhet të bëja një kthesë jetësore,” – u shpreh Hoxha.

Për 2 muaj humbi gati 15 kilogramë, por në asnjë moment nuk e mendoi dobësimin me operacion.

“Gjithmonë rrugët më të gjata janë më të shëndetshme dhe kur mundesh shëndetshëm ta kryesh një punë pse jo,” – tha Hoxha.

Por jo të gjithë e mendojnë si ajo. Doktoreshë Lindita Hoxha u shpreh se vetëm në klinikën e saj vitin e shkuar janë bërë mbi 1 mijë operacione për ngushtimin e stomakut.

Pothuajse të gjithë pacientët mbipeshë kanë probleme të tjera shëndetësore sipas doktoreshës, por 15% e atyre që ndërhynë në stomak janë të rinj 17-20 vjeç.

Statistikat tregojnë se vetëm 5% e femrave dhe 2% e meshkujve nga 15-49 vjeç, konsumojnë fruta e perime gjatë vakteve të tyre./euronews

The post Gati gjysma e shqiptarëve, mbipeshë ose obezë appeared first on tëvë1.

Të ngajshme

Përbërësi në çokollatën e zezë që mund ta ngadalësojë plakjen

Valjeta Turkaj

Barnat për dobësim mund të shkaktojnë plakje deri në 10 vjet më shpejt

Valjeta Turkaj

Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim

Erzana Fazliu