Telenews

Gazeta e madhe spanjolle: Real Madridi ‘shënjestron’ Edon Zhegrovën

 

 

Edon Zhegrova po e vazhdon shkëlqimin e tij te Lille, ku në ndeshjen e fundit ndaj Lens shënoi dy gola dhe ishte lojtari kryesor i kësaj ndeshje, shkruan Sinjali.

Interesimet për Zhegrovën nga skuadrat elitë botërore tashmë po shtohen.

Së fundi gazeta e madhe spanjolle “Masfichajes” ia ka kushtuar një artikull sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, duke thënë se Reali mund ta ketë si prioritet transferimin e tij.

Ndonëse në merkaton e verë Reali do të jetë i ngarkuar me super-yjet, Mbappe e Davies, në Spanjë po flitet se Zhegrova mund të jetë befasia e radhës për tifozët e ‘mbretërve’.

Kujtojmë se në moshën vetëm 24-vjeçare, anësori kosovar po lë gjurmë te Lille me pesë gola dhe pesë asistime deri më tani këtë sezon.

Të ngajshme

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti në Mitrovicë të Veriut

Erzana Fazliu

Vdes në QKUK një grua që ishte aksidentuar në Fushë Kosovë

Erzana Fazliu

Fushë-Kosovë: Një shtetas i huaj arrestohet për sulm ndaj një kosovareje

Valjeta Turkaj