Telenews

Gazeta franceze shkruan për rastin e Klan Kosovës: Kurti akuzohet për autoritarizëm

Kërkesa e autoriteteve kosovare që të mbyllin televizionin e parë privat ka shkaktuar një shok në shtetin e vogël të Ballkanit, deri tash i njohur për pluralizmin medial. Kështu e përshkruan gazeta franceze “Le Monde” ngjarjen e pezullimit të licencës së Klan Kosovës, nga Qeveria.

“Në pronësi të familjes Devolli, një prej më të pasurave në këtë shtet të Ballkanit, kanali besohet se është targetuar padrejtësisht nga Kryeministri Albin Kurti, një nacionalist shqiptar i së majtës, politikat e të cilit kanë marrë një kthesë autoritare, prej kur tensionet me pakicën serbe që jeton në veri të vendit janë rritur në një nivel tjetër në muajt e fundit”, shkruan Le Monde.

Në këtë artikull citohet gazetari Adriatik Kelmendi, i cili deri së fundmi ka qenë drejtor i Klan Kosovës.

“Ne jemi duke u përballur me një proces Kafkia, shumë të organizuar dhe shumë politik, që po shoqërohet me një fushatë të përkrahësve të partisë në pushtet, të cilët po na akuzojnë pa asnjë bazë, se marrim fonde serbe”, ka thënë Kelmendi, përcjell gazeta franceze.

Çështja me Klan Kosovës, Le Monde shkruan se e e ka shokuar vendin që prezantohet si “më demokratiku në Ballkanin Perëndimor” dhe i cili, deri tani, mbetet një vend me diversitet të rrallë medial në rajon.

Aty përmendet solidarizimi i mediave të tjera private dhe shfaqja e thënies “demokracia vdes në errësirë” në shumicën e kanaleve kryesore televizive në vend. Ky slogan, në vitin 2017, gjatë udhëheqjes së Presidentit Donald Trump i cili sulmonte sistematikisht mediat, u bë slogan zyrtar i gazetës prestigjioze “The Ëashington Post”.

Në artikull përmendet edhe anulimi i vendimit të ARBK-së për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, që pasoi me shkarkimin e zyrtares së ARBK-së që e mori këtë vendim, duke u zëvendësuar me motrën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Halitit, e cila hodhi poshtë vendimin për anulim dhe riktheu pezullimin e certifikatës së Klanit.

“Edhe pse Këshilli i Pavarur i Mediave i ka dhënë afat kanalit deri në mes të korrikut për të sqaruar situatën e tij ligjore, nuk ka shumë dyshime për vullnetin e pushtetit në fuqi: Ai shkarkoi me nxitim një zyrtare që mori një vendim të favorshëm për Klan Kosovën, për ta zëvendësuar atë me një familjare të njërit prej deputetëve nga partia e Albin Kurtit. E emëruara e re menjëherë rifilloi procedurën”, shkruan Le Monde.

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu