Gazetari Kourosh Sehati, i cili është iraniani i parë që dihet se i është bashkuar Legjionit të të Huajve të Ukrainës, thotë se ka rrokur armët për të mbrojtur atdheun e bashkëshortes së tij dhe për të ndryshuar perceptimet për iranianët.
Nga vijat e frontit, Sehati thotë se po lufton kundër një aleance të gjerë diktaturash, që po kërcënojnë demokracinë nëpër botë – dhe për të shfaqur solidarizimin e popullit iranian me Ukrainën.