Gazetari Valon Syla ka thënë se një pjesë e mërgimtarëve nuk e respektojnë shtetin e Kosovës, derisa ka komentuar pamjet e përleshjes mes disa mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të policisë në afërsi të pikëkalimit kufitar në Merdare.
Syla, në një shkrim në Facebook, ka thënë se të njëjtit sapo e kalojnë pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë kanë sjellje tjetër jashtë Kosovës.
“I keni parë besoj pamjet virale te përleshjes se gërrnaçave me polici, sepse dojnë me hi pa rend… kjo tregon se sa në esencë e respektojnë Kosovën”, ka thënë Syla.
“Por, si të dalin në Serbi, maspari ja nalin muzikës zanin, e tani rrinë pip, deri në Gjermani, a ku jetojnë nëpër Evropë… Ani tu e ngu këngën, niset ‘trimi’ për gyrbet”, ka shkruar me ironi gazetari.