Telenews

Gazetari Xhemajl Rexha lë punën në televizionin Kanal 10

Gazetari i mirënjohur kosovar, Xhemajl Rexha, duket se ka braktisur punën në televizionin Kanal10.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e gazetës Nacionale të afërta me gazetarin që ushtron edhe detyrën e kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Dhe shkak për largimin e tij nga një prej televizioneve më të reja në hapësirën mediale në Kosovë është “angazhimi në AGK”, vazhduan burimet.

Sidoqoftë, deri tash nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga Rexha për ta konfirmuar këtë largim.

Rexha më herët kishte qenë edhe pjesë e grupit KOHA dhe moderonte emisionin Interaktiv. Ai ushtron detyrën e kryetarit të AGK-së prej vitit të kaluar. AGK ka qenë aktive edhe në denoncimin e rasteve të linçimeve e fyerjeve ndaj gazetarëve gjatë kohës së tij në këtë shoqatë.

Të ngajshme

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj