Gazmend Muhaxheri është betuar sot si kryetar i Komunës së Pejës, duke hyrë kështu në mandatin e tij të katërt radhazi, raporton Klankosova.tv.
Ceremonia e betimit është mbajtur në Kuvendin Komunal, ku u betuan edhe anëtarët e zgjedhur.
“Betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat, me nder dhe besnikëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin”.

