Telenews

Georgina dhe Antonela lënë mënjanë rivalitetin Messi-Ronaldo, shkëmbejnë mbështetje publike

Rivaliteti historik mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit vazhdon të jetë pjesë e botës së futbollit, por partneret e tyre kanë treguar se jashtë fushës mbizotëron respekti dhe mbështetja reciproke.

Georgina Rodriguez ka prezantuar së fundmi markën e saj të re të veshjeve, duke dërguar një paketë promovuese edhe për Antonela Roccuzzon, bashkëshorten e Lionel Messit.

Antonela e ka falënderuar publikisht Georginën për dhuratën përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar produktet dhe duke i uruar sukses me projektin e ri.

Marka e re e Georginës, me seli në Dubai, synon të ofrojë veshje për gra me çmime nën 100 euro, ndërsa prezantimi i saj u bë gjatë një ndeshjeje të Portugalisë, ku ajo ishte e pranishme për të mbështetur Cristiano Ronaldon.

Gjesti mes dy partnereve është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar se respekti personal mund të qëndrojë mbi rivalitetin sportiv që ka shoqëruar për vite me radhë dy prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

Të ngajshme

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

KushtrimGuraj

Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani

Yllka Gashi

Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht

Yllka Gashi