Telenews

Gërvalla: Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk mund të ketë shtet të fortë pa drejtësi të fortë, gjatë një vizite në Prokuroria Themelore në Prizren.

Në një postim në Facebook, Gërvalla bëri të ditur se është pritur nga kryeprokurori Petrit Kryeziu, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe nevojën për bashkëveprim institucional në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë.

Ajo theksoi se reforma në drejtësi nuk është debat politik, por proces shtetëror që synon forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Pakoja prej pesë ligjeve përbën bazën e këtij transformimi të thellë institucional, me synim forcimin e thellimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial dhe gjyqësor. Në këtë rrugë, funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesi i Vetingut gjithashtu përbëjnë hapa të qartë drejt një drejtësie që nuk i shërben interesave të ngushta e klanore, por qytetarëve të kësaj Republike dhe shtetit të Kosovës. Koha kur sistemi i drejtësisë toleronte pandëshkueshmërinë nuk guxon të ekzistojë më. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”, ka shkruar ajo.

Të ngajshme

Ushtarët amerikanë mirëmbajnë dhe inspektojnë helikopterët Black Hawk në Bondsteel

KushtrimGuraj

Sami Lushtaku padit Albin Kurtin

KushtrimGuraj

Arrestohen dy persona, dyshohen për tjetërsim të pronave në Prizren me vlerë 1 milion euro

Rrezarta Ramaj