Telenews

Gërvalla: Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë të jetë një rajon konflikti, por një rajon bashkëpunimi

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmanin.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Gërvalla ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë të jetë një rajon konflikti, por një rajon bashkëpunimi dhe i fqinjësisë së mirë.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në shumë fusha, u pajtuam që të thellohet ky bashkëpunim edhe më tej. Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë të jetë një rajon konflikti, por një rajon i bashkëpunimit të ndërsjellë”, tha Gërvalla.

Tutje, Gërvalla ka treguar se me Osmanin kanë diskutuar edhe për implementimin e marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Biseduam për implementimin e marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit për shkak se Maqedonia e Veriut merret me mbikëqyrjen e implementimit. Konstatuam se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova i kanë ratifikuar marrëveshjet dhe po merrem me implementimin e tyre”, tha Gërvalla.

Të ngajshme

Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025

Valjeta Turkaj

Rohde në Deçan, falënderon ekipin që shpëtoi dy turiste të huaja në bjeshkët e Sharrit

Valjeta Turkaj

Kapen mbi 130 tonë pleh kimik nga Rusia, u kamuflua si mall nga Serbia

Valjeta Turkaj