Telenews

Gërvalla bën ftesë për aplikim për diplomatë të rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër do të  përfundojë afati për të aplikuar në konkursin e ninistrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për diplomatë të rinj.

“Konkursi është hapur për gjuhë të ndryshme dhe ftesa për të aplikuar vlen si për qytetarët e Republikës së Kosovës brenda vendit, ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë Kosovës”, ka thënë Gërvalla.

“Nuk ka rëndësi se a ndodheni në Kosovë apo në mërgatë, i rëndësishëm është vullneti i juaj, i rëndësishëm është profesionalizmi juaj, me qëllim që së bashku t’i çojmë sa më lartë interesat e Kosovës përmes një diplomacie cilësore dhe profesionale”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Më tej, kryediplomatja kosovare është shprehur se Kosova dhe diplomacia e saj ka nevojë për të gjithë.

source

Të ngajshme

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

Rrezarta Ramaj

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj

Çfarë të përgatisni për drekën e së shtunës?

Rrezarta Ramaj