Telenews

Gërvalla citon babain e saj: Rruga e nderit është më e zorshmja, por më e mira

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gërvalla Schwarz ka ndarë një citat nga babai i saj i ndjerë, aktivisti Jusuf Gërvalla, i cili ka thënë se rruga e nderit është më e vështira, por më e mira.

““Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!” -Jusuf Gërvalla”, shkroi ajo.

Ndryshe, dita e djeshme u përcoll me zhvillime të shumta, sidomos pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive shqiptare e cila ishte paraparë të mbahej sot në Gjakovë.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se duke marrë parasysh rrethanat e tensionuara kishte propozuar një takim më të reduktuar, porse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar formatin e ri të takimit.

 

Të ngajshme

Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025

Valjeta Turkaj

Rohde në Deçan, falënderon ekipin që shpëtoi dy turiste të huaja në bjeshkët e Sharrit

Valjeta Turkaj

Kapen mbi 130 tonë pleh kimik nga Rusia, u kamuflua si mall nga Serbia

Valjeta Turkaj