Telenews

Gërvalla merr një ftesë nga Amerika

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspores, Donika Gërvalla, është ftuar nga Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në “Summit of the Americas” që do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së.
Lajmin e ka bërë të ditur, shefi i Stafit të Gërvallës, Sharr Jakupi.
“Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së”, shkruan Sharri.
Ftesa nga Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken për kryediplomaten, Donika Gërvalla
Ai ka shkruar se “ është hera e parë që Kosova përfaqësohet në këtë samit”.
Ndërsa ka shtuar se ministrja Gërvalla do të zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të loboj për njohje tek shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kush ftohet në “Summit of the Americas”?
Krerët e shteteve dhe qeverive, ministra të jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga qeveritë e Amerikës dhe forumet përkatëse me ftesë të qeverisë pritëse marrin pjesë në këtë Samni.
Këtë vit ky Samit ka temën “Ndërtimi i një të ardhmeje të qëndrueshme, elastike dhe të barabartë”.

Të ngajshme

Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, zbardhet agjenda e tij

Hafize Elshani

Rusia sulmon me raketa sektorin ukrainas të energjisë

Hafize Elshani

Balenciaga shkon më tej, prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës – ‘çmendet’ rrjeti

Hafize Elshani