Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka shkruar se në Ditën e Flamurit, përkulet me respekt të thellë para figurës së Dr. Ibrahim Rugovës, teksa ka ndarë pamje nga homazhet që së bashku me zyrtarë të tjerë të Listës GUXO, i kanë bërë te varri i ish-presidentit.
Gërvalla tutje shton se parimet “Liri, Pavarësi, Demokraci”, të cilat “ai i mishëroi me tërë qenien e tij, mbeten të pavdekshme dhe një burim frymëzimi për të sotmen dhe të ardhmen”.
“Republika e Kosovës, ky atdhe i shenjtë, ku të gjithë qytetarët e tij më në fund jetojnë dhe marrin frymë të lirë, nuk mund të kuptohet pa vizionin dhe trashëgiminë e tij të ndritur”, ka shkruar ish-zyrtarja e LDK-së.