Telenews

Gërvalla: Në Koshare u largua përgjithmonë guri i ndarjes që u vendos me dhunë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë hoomazhe dhe ka marrë pjesë në organizimin përkujtimor me rastin e 27-vjetorit të betejës së koshares.

Ajo ka thënë se kjo betejë është një nga momentet pa të cilët historia do të ishte zhvilluar ndryshe.

“Në Koshare u largua njëherë e përgjithmonë ai guri i ndarjes që për dekada na ishte imponuar me dhunë. Në një luftë të pabarabartë me një ushtri të armatosur deri në dhëmbë u godit një regjim që mendonte se Kosovën mund ta mbante të poshtruar, të nënshtruar dhe parrugëdalje dhe u dëshmua se liria e këtij vendi nuk do të mbetet peng i asnjë kufiri të padrejtë dhe i asnjë pushtuesi sado i fortë ushtarakisht”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka shtuar se beteja e Koshares e zë një vend të veçantë në kujtesën historike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Jo vetëm për guximin e jashtëzakonshëm që u tregua aty, jo vetëm për strategjinë e rrallë ushtarake që çojë në fitore, por sepse aty u dëshmua se liria e Kosovës nuk po kërkohej më si e drejtë morale e politike, por po mbrohej dhe po fitohej në fushëbetejë me ushtarë dhe oficerë trima, të përgatitur, liridashës deri në vetëflijim”, ka deklaruar ajo.

Të ngajshme

Putini paralajmërohet nga Britania për nëndetëset ruse: Çdo sulm ndaj kabllove do të ketë pasoja serioze

Valjeta Turkaj

“Jam gati të kërkoj falje”, zbulohet deklarata e të dyshuarit për rastin me 7-vjeçaren në Vushtrri

Valjeta Turkaj

KS i OKB-së sot mban seancë, Kosovën e përfaqëson Konjufca

Valjeta Turkaj