Telenews

Gërvalla para Gjykatës, dështon seanca pasi s’ka angazhuar avokat

Shefja e diplomacisë kosovare dhe njëra nga kryetaret e partisë “GUXO”, Donika Gërvalla është ulur sot në bankën e të akuzuarës para Gjykatës në Prishtinë, meqë ajo akuzohet nga Prokuroria për mosdeklarim të pasurisë.

Seanca dhe shqyrtimi fillestar që ishte planifikuar të mbahej sot ka dështuar meqë siç raporton Kallxo.com, Donika Gërvalla s’ka angazhuar avokat.

Vetë kryediplomatja kosovare ka thënë se s’ka angazhuar avokat dhe se nuk ka nevojë për një të tillë.

Megjithatë gjqytari i rastit Adnan Kamberi i ka treguar Gërvallës se është e detyrueshme që të caktojë avokat, dhe nëse nuk ndodh një gjë të tillë atëherë është obligim i gjykatës që t’ia caktojë një avokat sipas detyrës zyrtare.

Kjo pasi që sipas Kodit të Procedurës Penale në akuzat që përkojnë me veprat penale që i ngarkohen Gërvallës, ajo është e detyrueshme që të ketë mbrojtje.

Aktakuza ndaj Gërvallës është ngritur për mosdeklarim të pasurisë më 31 janar të këtij viti.

Të ngajshme

LDK në Ferizaj akuzon Komunën se dha tender me ofertën që i pëelqeu e jo më të lirën

Donat Hashani

AAK: Politizimi i sektorit të ujit po na kushton miliarda litra ujë të humbur

Donat Hashani

Osmani mbyll Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, bashkë me vajzat e saj

Donat Hashani