Telenews

Gërvalla para seancës konstituive: Sot synojmë të dalim nga situata që nuk i pëlqen votuesve

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se është optimiste se legjislatura e re do të jetë “legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë dhe e zhvillimeve të mira për vendin tonë”, raporton Ekonomia Online.

Para seancës konstituive të Kuvendit, ajo ka thënë se sot do të përpiqen të dalin nga një situatë që nuk i pëlqen askujt.

“Mirëmëngjesi të gjithëve në këtë ditë kaq të bukur për demokratinë e vendit tonë. Mbas zgjedhjeve të mira, zgjedhjeve demokratike, zgjedhjeve parlamentare, edhe sot do të shkojmë të zgjedhim, të konstituojmë Kuvendin edhe të përpiqemi të dalim nga një situatë e cila nuk i pëlqen askujt, aq më së paku votuesve, qytetarëve të Republikës së Kosovës. Jam plot optimizëm që kjo legjislaturë do të jetë legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë, edhe e zhvillimeve të mira për vendin tonë, për qytetarët e vendit tonë, por edhe për të gjithë ne në përgjithësi”, ka thënë ajo.

Të ngajshme

Albin Kurti nuk propozon kryeparlamentar, kërkon kohë për të arritur marrëveshjen për president

Rrezarta Ramaj

Djali i Afrim Bunjakut, i pranishëm si mysafir në Kuvend

Yllka Gashi

Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Hajvali, dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi