Telenews

GËRVALLA TAKOHET ME GENCHOVSKA, DISKUTOJNË RAPORTET KOSOVË-BULLGARI

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Genchovska sot ka takuar homologen e saj nga Kosova Donika Gërvalla, me të cilën ka biseduar mbi marrëdhëniet dypalëshe, situatën në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e sigurisë dhe integrimin evropian të vendeve të rajonit.
Në këtë takim, i cili u mbajt në margjinat e Forumit “EU Meets the Balkans” në Sofje, ministrja Genchovska shprehu gatishmërinë e Bullgarisë për të vazhduar mbështetjen e perspektivës evropiane të Kosovës duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojës dhe ekspertizës.
Ndërsa ministrja Gërvalla i bëri ftesë homologes së saj bullgare që në një të ardhme të afërt të vizitojë Kosovën, e cila do të jetë edhe një ri-afirmim i dëshirës së dy vendeve për avancimin e dialogut politik./BTA

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, maksimalet arrijnë deri në 35°C

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 19 korrik

Erzana Fazliu

Sllovenia legalizon vdekjen e asistuar

Erzana Fazliu