Telenews

Gërvalla thotë se masat e BE-së janë “dhuratë” nga Lajçaku dhe Borrelli (VIDEO)

Donika Gërvalla, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka fajësuar ish-shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ish-emisarin evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, për vendosjen e masave të bllokut ndaj Kosovës.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Gërvalla thotë se masat u vendosën kur në veri të vendit u lënduan ushtarë të KFOR-it, nga, siç thotë ajo, persona të drejtuar nga Serbia.

“Masat janë vendosur atëherë kur huliganët nga Serbia kanë ardhur së bashku me disa nga qytetarët tanë në veri, kanë ardhur me udhëzim të Serbisë, kanë sulmuar ushtarët e NATO-s; ushtarë hungarezë dhe italianë janë lënduar, disa prej tyre edhe rëndë, kanë humbur gjymtyrët e tyre, të cilat është dashur të amputohen. Dhe Bashkimit Evropian nuk i ka shkuar në atë moment në mend asgjë tjetër, në vend që t’i kërkonte llogari atij që e ka shkaktuar dhunën, ka vendosur masa ndaj Kosovës”, ka deklaruar Gërvalla.

“Ka qenë situatë e pashpjegueshme, në një konstelacion kur Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë menduar që të gjitha diskutimet me Kosovën duhen bërë bazuar në një presion të papranueshëm”, ka thënë Gërvalla.

Në pyetjen se “Sanksionet janë dhuratë nga Lajçak dhe Borrell?”, ajo është përgjigjur: “Po, patjetër. Ato janë bërë me një email, të cilin nuk e ka kundërshtuar askush në atë kohë.”

Ndërkohë, ajo shtoi se shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, është duke punuar në largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës.

 

Të ngajshme

Maqedonci: Kosova po i përshtat strategjitë e sigurisë me zhvillimet globale

KushtrimGuraj

Serwer për takimin me Thaçin: Ishte një bisedë shumë e ngrohtë, që pasqyronte marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme që kemi pasur ndër vite

KushtrimGuraj

Edi Rama në Paris: Kosova është shtet, problem është Serbia

KushtrimGuraj