Telenews

Gërvalla thotë se opozita po pret të bëjë koalicion me Listën Serbe

gervalla:-kemi-arritur-ne-nje-pike-ku-mund-te-jete-teresisht-e-pamundur-te-vazhdohet-konstituimi-i-ketij-kuvendi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka thënë se Qeverinë e bën ose koalicioni fitues, ose opozita me Listën Serbe, pasi siç u shpreh ajo jashtëtokësorët nuk mund ta vijnë e të sigurojnë vota për partitë opozitare.

“Vetëm dy alternativa ka, ose koalicioni fitues e bën qeverinë, ose opozita me Listën Serbe. Këto janë dy koalicione të mundshme nuk ka të tjera, se nuk mund të vijnë jashtëtokësorët të sigurojnë vota për partitë opozitare”, tha ajo para gazetarëve pasi dështoi sot seanca konstituive e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Gërvalla tutje tha se opozita po pret ndihmë nga ndërkombëtarët për koalicion me Listën Serbe.

“Opozita si duket pret nga jashtë, cila është ndihma nga jashtë, pritet ndonjë ndërkombëtar që do t’ua japë arsyetimin për të thënë që ja ne s’deshëm por na thanë ndërkombëtarët”, tha ajo.

Të ngajshme

Miku i Gjestit zbulon detaje të reja mbi marrëdhënien me Eglin

Erzana Fazliu

E rëndë: Kjo është 27-vjeçarja që u godit në kokë me gurë nga jashtë trenit në lëvizje – dërgohet urgjent në QKMF-Drenas

Erzana Fazliu

Aksioni i policisë në Banjskë në dokumentin e Veselit, mbrojtja e shfrytëzoi për të kërkuar lirim të përkohshëm

Erzana Fazliu