Telenews

Gërvalla tregon nëse ka pranuar kërkesë nga Osmani për shkarkimin e Martin Berishajt

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se nuk ka asnjë kërkesë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmanin për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gërvalla ka thënë se ambasadori Berisha nuk mund të shkarkohet për një lajm në media.

“Nuk shkarkohet ambasadori për një lajm në media. Është papërgjegjësi totale”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka cilësuar se akuzat ndaj Berishajt janë spekulime që janë bërë në medie.

“Është spekulim total sepse kam angazhuar institucionet e tre shteteve dhe nuk ka asnjë fakt që i hedh përgjegjësinë ambasadorit Berisha”, ka thënë Gërvalla në Kanal 10.

Ndryshe, ambasadori Berisha dyshohet për tri vepra penale; ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.

Të ngajshme

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj

Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh

Rrezarta Ramaj

Gërvalla reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Prokuroria ishte e informuar për kërcënimet dhe dhunën ndaj saj që nga 10 korriku –

KushtrimGuraj