Telenews

Getinjo publikon një fotografi me Vivienin pas lajmeve për ribashkimin e tyre

Reperi i njohur, Getinjo, ka konfirmuar ribashkimin me bukuroshen nga Shqipëria, Vivien Thano.

Kjo pasi doli në internet një video e ish-banores së Big Brother VIP Kosova duke bërë pazar me të ëmën e artistit në qytetin e Ferizajt.

E pak pas kësaj, krijuesi i hitit “Je e vetmja dashuri” ka ndarë një fotografi në InstaStory ku zbulon se janë ribashkuar.

Imazhi në fjalë tregon çiftin teksa kanë shijuar një ditë në natyrë me motoçikleta.

Të njëjtit pak ditë më parë u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në një kafene në Ferizaj.

Dyshja nisën lidhjen e tyre të dashurisë në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Që nga reality show u bënë një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vivien Thano (@vivienthano)

Të ngajshme

Fero akuzohet për “dhunë në familje”, “ngacmim seksual” dhe “kanosje”

Valjeta Turkaj

Gjesti paralajmëron projekt të ri: Shumë shpejt vjen kënga e re

Erzana Fazliu

Melinda Ademi “zjarr” në postimin e fundit

Erzana Fazliu