Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka filluar vizitën e tij në Kosovë, me një vizitë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Paraprakisht, Infantino ka bërë homazhe tek shtatorja e legjendës Fadil Vokrri, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje.
I pari i futbollit do të pritet në takim nga krerët e shtetit dhe do të flasë para mediave në orën 15:00.
10:20 – Infantino arrin në Kosovë (VIDEO)
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka arritur për vizitën e parë zyrtare në Kosovë.
Ai është pritur në aeroportin e Prishtinës nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Më vonë gjatë ditës, Infantino do të takohet edhe me krerët shtetërorë.

