Telenews

Gjakovari vret me armë qenin që iu fut në oborr dhe ia sulmoi familjarët – përfundon në Polici

Vrasja e një qeni i ka kushtuar një qytetari në Gjakovë, i cili përfundoi gjatë ditës së djeshme në Polici si i dyshuar për përdorimin e armës. Incidenti ndodhi në oborrin e tij në fshatin Raçë, kur i njëjti e gjuajti qenin, pasi dyshohet se ia kishte sulmuar familjarët.

Rasti u denoncua nga pronari i qenit, i cili kërkoi ndihmën e Policisë, kur e gjeti qenin të vrarë.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij, me ç’rast ka treguar versionin e tij si ka ndodhur rasti.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit. I dyshuari ka njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjaret dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij. I dyshuari me pas ka reaguar duke mare pushkën e tij te gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma  dhe një gëzhojë janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” – ka njoftuar Policia.

Të ngajshme

Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh

KushtrimGuraj

Borë gjatë javës në Kosovë

KushtrimGuraj

Përditësohen të dhënat – Deri në 3 orë pritje në pikat kufitare, njoftohet edhe për kolona të gjata

KushtrimGuraj