Gjashtë klube të mëdha vihen pas Ter Stegenit, ky i fundit dëshiron qëndrimin te Barcelona
Marc-Andre Ter Stegen ndodhet në qendër të spekulimeve të afatit kalimtar pas paraqitjes së tij të parë këtë sezon, në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Guadalajara në Kupën e Mbretit.
Gazetari Ekrem Konur raporton se ekziston interes i fortë nga gjashtë klube të mëdha: AS Monaco, Tottenham Hotspur, Neëcastle United, Manchester United, Besiktas dhe Bayern Munich.
Portieri gjerman 33-vjeçar, i cili u rikthye pas shtatë muajsh mungesë për shkak të një operacioni në shpinë, u aktivizua vetëm simbolikisht, një paraqitje e cilësuar si një “gjest lamtumire”.
Ai shihet se ka nevojë për minuta të rregullta loje për të siguruar vendin e tij si portieri numër një i Gjermanisë për Kupën e Botës 2026.
Ndërkohë, Barcelona mbetet e vendosur te Joan García si zgjedhja e parë, me Wojciech Szczesny si alternativë.
Klubi do të ishte i gatshëm të lehtësonte një huazim në janar nëse Ter Stegen e kërkon një gjë të tillë, megjithatë burime pranë lojtarit tregojnë se ai preferon të luftojë për vendin e tij dhe të respektojë kontratën që zgjat deri në vitin 2028.
Pavarësisht tregut në rritje, i nxitur nga interesimi i klubeve të Ligës Premier dhe oferta nga Turqia, si ajo e Besiktasit për një huazim me opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh, Ter Stegen nuk ka shfaqur publikisht asnjë dëshirë për t’u larguar.
Raportimet nga SPORT theksojnë se, ndonëse ai nuk është pjesë e planeve afatgjata të Hansi Flick, portieri mbetet i vendosur të garojë.

