Telenews

Gjata kundër rritjes së çmimit të rrymës: Thjeshtë kërkesë e furnizuesit dhe distributorit turk, si dhe e KOSTT-it

gjata-kunder-rritjes-se-cmimit-te-rrymes:-thjeshte-kerkese-e-furnizuesit-dhe-distributorit-turk,-si-dhe-e-kostt-it

Gazetari i njohur Mehmet Gjata është deklaruar rreth propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, duke e quajtur këtë një vendim të paarsyeshëm dhe të pajustifikuar. Sipas tij, kërkesa për rritje çmimesh është jashtë logjikës së menaxhimit të sistemit elektroenergjetik të vendit.

‘’Kërkesa e re për të ri ngritur çmimin e rrymës, është e paarsyeshme, jashtë logjikës së menaxhimit të sistemit elektroenergjetik të Kosovës dhe jashtë tendencave globale për ulje të çmimit të rrymës, që tashmë e kanë përfshirë tregun energjetik ndërkombëtar’’, tha Gjata.

Gjata ka kritikuar fuqishëm kompanitë si KEDS dhe KESCO, duke thënë se kërkesat e tyre për rritje të çmimeve nuk janë të bazuara në nevojat e tregut, por janë përpjekje për të maksimizuar fitimet, duke abuzuar me pozitat monopoliste që ata kanë pas privatizimit të sektorit.

‘’Sipas mendimit tim, kërkesat e pandalshme të kompanive KEDS/KESCO për ngritje e ri ngritje çmimesh për çdo vit, bëhen absolutisht nga pozitat qind për qind monopoliste të kompanive turke, të mundësuara me marrëveshje me rastin e privatizimit të ish-distribucionit të energjisë’’, tha Gjata.

Gjithashtu, ai kritikon praktikën e bllok-tarifave të rikthyera në vitin 2021, që kanë rritur fshehurazi çmimin e energjisë, sidomos për ata që konsumojnë mbi 800 kWh. Kjo, sipas Gjatës, ka ndikuar shumë negativisht për shumicën e qytetarëve, të cilët janë detyruar të paguajnë më shumë për energjinë elektrike.

‘’ Kundër ngritjes së çmimit të rrymës flet bindshëm edhe rikthimi i bllok-tarifave më 2021, që ishte praktikisht një ngritje shumë e madhe e fshehtë, e padeklaruar dhe ‘perfide’ e çmimit të rrymës nga ana e ZRRE-së. Me bllok tarifa u goditën direkt numri dërrmues i konsumatorëve kosovarë, për shkakun se shumica e tyre janë harxhues të mbi 800 kilovat-orëve’’, përfundoi Gjata.

Të ngajshme

Musk së shpejti pritet të largohet nga administrata Trump

KushtrimGuraj

Policia konfiskon kozmetikë e manaferra pa dokumente

KushtrimGuraj

“Suksesi i një qeverie nuk varet nga numrat”, Çitaku: PDK ka botëkuptime të kundërta me Vetëvendosjen

KushtrimGuraj