Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka ndezur rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, ku ka dhënë sinjale për këngën e saj të radhës. Ajo ka ndarë disa sekuenca të shkurtëra nga videoklipi i ri, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e fansave të saj.
Me fjalët “Diçka e re është rrugës”, Dhurata ka lënë të kuptohet se një hit i ri po vjen shumë shpejt. Megjithëse nuk ka dhënë detaje të tjera rreth titullit apo datës së publikimit, ndjekësit kanë nisur menjëherë të spekulojnë dhe të shprehin padurimin për projektin e saj muzikor.