Telenews

Gjendet 13-vjeçari Ender Cahani, i kthehet familjes

Të martën rreth orës 18:00, pasi që është publikuar kërkesa për fëmijën e zhdukur, falë bashkëpunimit të qytetareve, policia ka marr disa informata rreth vendndodhjes se viktimës së lartcekur, i cili ka qenë i raportuar si i zhdukur nga ana e familjareve.

Me të marrë informatën, hetuesit nga hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të stacionit policor Prishtinë-Jug, të cilët kanë dalë në terren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani (13-vjeçar) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga data 08/12/22.

“I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit, ne prezence të punëtorit Qendrës për Pune Sociale dhe më pas është dërguar ne Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij. Fëmija është marr nga familjarët e tij”.

“Për te gjitha veprimet e ndërmarr hetuesit Rajonale janë konsultuar me Prokurorin kujdestare. I njëjti është arritur te gjendet fale bashkëpunimit te qytetareve andaj Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që edhe njëherë të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan që të gjejmë fëmijën, së bashku jemi më të fort”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 13 mars

Erzana Fazliu

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Bëjeni qeverinë, LDK me vullnet rri në opozitë

Valjeta Turkaj

Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë e më pas hidhet nga ballkoni

Valjeta Turkaj