Telenews

Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit në Shqipëri është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar për vizitë tek disa të afërm në fshatin Vishocicë, ku kishte qëndruar deri vonë në një lokal të zonës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, në momentin kur po kthehej, 60-vjeçari dyshohet se ka kaluar mbi një urë dhe është rrëzuar aksidentalisht në lumë. Sipas dëshmive të personave që kanë qenë me të në lokal, ai ndodhej në gjendje të dehur, shkruan Abcnews.al.

Nga këqyrja paraprake e vendngjarjes, policia dyshon se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj