Avni Agushi, 72 vjeç nga Ferizaj, është gjetur i vdekur në bodrumin e një ndërtese në rrugën “Hamze Jashari.
Policia e Kosovës konfirmoi se trupi i tij u gjet sot rreth orës 12:53, pas një njoftimi për një person të shtrirë në atë vend. Avni Agushi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që më 12 qershor 2025.
“Njoftim Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”.