Telenews

Gjendet i vdekur drejtuesi i veturës që ra në lumin Ibër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, kishte humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër.

Policia ka njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe në orët e hershme të mëngjesit kanë gjetur veturën dhe vozitësin pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë. Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrur automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete” – thuhet në njoftim. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

 

Të ngajshme

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj