32-vjeçari që ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur i vdekur në pendën e fshatit Livoq.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
I njëjti bëri të ditur se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Sot, me datë 28.11.2025 rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Osmani.

