Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Obiliq, të mërkurën e 16 prillit 2025.
Në raportin 24-orësh të enjten, Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të ndjerit është sekuestruar një armë zjarri – një pistoletë me katër fishekë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.