Telenews

Gjendet i vdekur një person në Obiliq, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Obiliq, të mërkurën e 16 prillit 2025.

Në raportin 24-orësh të enjten, Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të ndjerit është sekuestruar një armë zjarri – një pistoletë me katër fishekë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.

Të ngajshme

Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Valjeta Turkaj

Nga cilësia te performanca vetëm te Auto Pjesë Beka

Valjeta Turkaj

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Valjeta Turkaj